Aktualitet

Ramush Haradinaj i lirë

Gjykata Colmar e Francës ka dhënë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës  dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Sot ai pritet të kthehet në Kosovë pasi prej rreth 4 muajsh ndodhej në Francë.

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj doli sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku u mor edhe vendimi përfundimtar.

Seanca nisi në orën 09:00. Ndërkohë mësohet se forca të shumta policore rrethuan gjykatën në Colmar.

Vendimi për kreun e AAK-së është shtyrë disa herë.

Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për krime lufte në Kosovë./ Copyright Tiranapost.al