Aktualitet

Raporti: Tirana me më shumë të rinj në vend, të vjetrit në jug

Raporti: Tirana me më shumë të rinj në vend, të vjetrit

Nga të dhënat e Instat, rezulton që Tirana është qarku me popullsinë me të re në Shqipëri, me një moshë mediane 34.7 vjet. Tirana ndiqet nga Dibra, Kukësi dhe Durrësi, ku mosha mediane në këto qytete për vitin 2018 vlerësohej më shumë se 36 vjeç dhe të kartëta futeshin në moshën mediane më të re se mesatarja kombëtare.

Rezulton që Gjirokastra të jetë qyteti me popullsinë më të vjetër, me moshën mediane 39.4 vjet, pasuar nga Berati me moshë mbi 38 vjet, po ashtu edhe Vlora me të njëjtën mesatare si Berati.

Mosha mediane e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Në Shqipëri, popullsia në moshë pune, njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishin 1.969.996 gjatë të njëjtit vit.

Në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç./ Referuar Monitor/ Tiranapost.al.