Aktualitet

Rasti i Xhisiela Malokut, Prokuroria del në një përfundim tjetër!

Rasti i Xhisiela Malokut, Prokuroria del në një përfundim

Rasti i Xhisiela Malokut tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik në shtator të vitit të kaluar, kur djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep, u akuzua se e kishte dhunuar. Tashmë Prokuroria mësohet se ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar ndaj oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, që sipas këtij të fundit ndodhën pas denoncimit që i bëri djalit të deputetit.

Vendimi vjen pasi Prokuroria e Tiranës nuk gjeti prova që oficeri Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja.

Kujtojmë se Rexhepi u arrestua në datën 30 shtator të vitit të kaluar, pasi Emiljano Nuhu, i cili ndodhet për azil politik në një vend të BE-së denoncoi rastin dhe madje tha se ishte kërcënuar që të hiqej denoncimi i Xhisielës.

Oficeri i policisë denoncoi në komisariatin nr.6 se ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në Tiranë në korrik të 2018-s.

Rexhep Rraja mohoi akuzat për rastin, ndërkohë që edhe Xhisiela tha se ai nuk kishte ushtruar dhunë dhe se thjesht kishte pasur debate për xhelozi, dhe për këtë e kishte denoncuar disa herë në polici. Në dhjetor 2018, gjyqtarja e Krujës Engjëllushe Tahiri dha vendimin 1 vit shërbim prove për Rexhep Rrajën, i cili u la i lirë.

Nuk dimë nëse djali ai dhe Xhisiela takohen ende bashkë, por kjo e fundit para disa ditësh ka shkruar në rrjetet sociale se do të ketë reja./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rasti-xhisielagjykata-e-krujes-largon-nga-burgu-rexhepin-ja-vendimi/

http://www.tiranapost.al/xhisiela-shkon-ne-gjykate-per-te-mbeshtetur-rexhepin-kam-marredhenie-shume-te-mira-shoqerore/

http://www.tiranapost.al/sa-ziheshim-digjnim-veten-cigare-xhisiela-vazhdon-te-na-habise/

http://www.tiranapost.al/reagimihetimet-per-akuzat-e-emiljano-nuhut-po-ben-prokuroria-pd-po-intimidon-procesin/