SPORT

Real-Barcelona, duel gjigantësh për mbrojtësin e Interit

Real-Barcelona, duel gjigantësh për mbrojtësin e Interit

El Clasico edhe në merkato mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku dy gjigantët spanjollë përplasen për kartonin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.  24-vjeçari, i cili është titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte, ku në 12 javë kampionat nuk ka munguar në asnjë sfidë, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve spanjolle.

Katalanët për të mposhtur konkurrencën e kundërshtarëve i kanë ofruar ekipit Italian shumën e 60 milionë erove, por sipas medieve, sllovaku duket se preferon të transferohet në Madrid, me presidentin Perez që do të bëjë maksimumin për ta marrë lojtarin. /XH.K