Aktualitet

Reforma në Drejtësi jep frytet e para, gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm, Sali dhe Shkëlzen Berishën, Ridvan Boden e të tjerë

Reforma në Drejtësi jep frytet e para, gjykata e Tiranës shpall

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e prokurorisë dhe vendos të mbyllë çështjen e CEZ. Vendimi për mbylljen u firmos sot nga gjykatësi Lazër Sallaku, por mund të ankimohet. Sipas Gjykatës, privatizimi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale dhe se nga hetimet nuk u gjetën elementë të veprës penale për ish zyrtarët e përfshirë.

Për çështjen e CEZ, kujtojmë se u ngrit një komision hetimor parlamentar pasi procedura e privatizimit u  konsiderua një procedurë korruptive.

Kjo dosje u hap me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë ku në listën e të kallëzuarve ishin edhe Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni. Dëmi i llogaritur është rreth 450 milionë euro, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion apo mosveprim janë 12.

Shkëlzen Berisha akuzohej si sekser i njeriut që ka marrë 7 milion euro kesh nga afera e CEZ, Nuel Kalajt.

Lista e të akuzuarve:

12 të akuzuarit:

  1. Sali Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera…

    2.    Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

    3.    Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë

    4.    Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248  të Kodit Penal.

    5.    Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

    6.    Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

    7.    Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”;

    8.    Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    9.    Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    10.  Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale  “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;

    11.    Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    12.    Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. / Tiranapost.al