Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Kërkohet eksperti i huaj nga OSBE-ODIHR-i

Reforma Zgjedhore/ Kërkohet eksperti i huaj nga OSBE-ODIHR-i

Bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i drejtohen me një letër zyrtare OSBE/ODIHR-it, ku kërkojnë dërgimin e një eksperti. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, eksperti pritet të punojë së bashku me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare.

“Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtë parlamentare që së bashku me ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë”, thuhet në njoftim e zyrës së Komisionit.

Për këtë reformë janë caktuar 6 ekspertë ligjorë, dy nga opozita jashtë parlamentare, dy nga Komisioni për Reformën Zgjedhore (mazhoranca dhe opozita parlamentare) dhe dy të jashtëm.

Sipas marrëveshjes së arritur nga mazhoranca dhe opozita, reforma pritet të miratohet në 15 mars./ Tiranapost.al