Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Murrizi: Isha me Gjiknurin në Vjenë dhe ja çfarë sistemi kanë ata që duhet edhe tek ne

Reforma Zgjedhore, Murrizi: Isha me Gjiknurin në Vjenë dhe ja

Deputeti i opozitës parlamentare dhe nënkryetari i Parlamenti Myslim Murrizi thtoë se ka nevojë urgjente ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Në intervistë për Top Channel, në Top Talk ai tha nuk do të votojë asnjë rekomandim të OSBE/ODIHR nëse nuk merret për bazë që sistemi të ndryshojë plotësisht, duke treguar edhe kushtëzimin e votës së tij për reformën zgjedhore. Murrizi thotë se sistemin me lista të mbyllura aktualisht e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia.

Por a përfaqëson në këtë rast Murrizi qëndrimin e grupi të tij në parlament? Ja çfarë thotë ai:

“Unë kam paraqitur pak më parë një dokument nënshkruar nga 39 deputetë opozitarë që janë sot aty në parlament , të cilët detyruan komisionin e Reformës Zgjedhore që të fusë në agjendën e tij si pikë të punimeve të këtij komisioni, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këtë sistem me lista të kyçura e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia". 

Murrizi i referohet edhe një takimi në Vjenë me bashkëkryetarin e reofrmës zgjedhore Damian Gjiknurin ku tha:

‘Para pak ditësh isha me Damian Gjiknurin  në Vjenë. Nuk besoj se ne jemi më avant-garde se Austria… ata kanë listën e partive, por kanë edhe listë deputetësh që secili qytetar voton subjektin që do. Listat tona janë lista të kyçura, çdo opsion tjetër të mundshëm përveç këtij sistemi , që është sistem që vret demokracinë, edhe në shtet, edhe në parlament, edhe në parti .. çdo sistem tjetër që deputet i zgjedhin qytetarët do ta votoja me qejf, pa rekomandime të OSBE-ODIHR-it.”

Kujtomë se fokusi i maxhorancës është tek opozita jashtëparlamentare. Kjo opozitë kërkon që procesi i reformës të kryhet nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka thënë se është gati për dialog me opozitën e Bashës, por nuk pranon asnjë kusht, përveç plotësimit të të gjitha rekomandimeve që ka dhënë OSBE/ODIHR. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/nga-austria-per-zgjedhjet-murrizi-meqe-basha-u-pajtua-me-ps-ne-ska-kuptim-te-rri-i-zemeruar-me-gjiknurin/