Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Të gjithë palët e donin marrëveshjen. Kemi 30 vjet me të njëjtët protagonistë

Reforma Zgjedhore/ Të gjithë palët e donin marrëveshjen.

Profesori Artan Fuga komentoi marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore, duke u shprehur se ishte në dëshirën dhe qëllimin e të dy palëve.

“S’ka sistem zgjedhor pa defekte, por aktuali i mban të varur nga kryetari e keqja më e madhe. Të votosh listat e kryetarit dhe jo deputetin krijon pasoja negative. Opozita bëri një hapë të mira përpara. Beteja bëhet në shinat institucionale. Qeveria ia doli të tërhiqte opozitën në tryezë. Marrëveshja i intereson qeverisë se nuk mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme pa pjesëmarrjen e PD, LSI apo PR. I intereson të gjitha palëve. Janë të njëjta parti që dominojnë për 30 vite, dy negociatorët kryesorë janë dy të përhershmit, që tregon se jemi në të njëjtën situatë”, tha Fuga i ftuar në “News 24”./ Tiranapost.al