Aktualitet

Regjisori më i mirë në Festivalin e Filmit në Londër është një shqiptar

Regjisori më i mirë në Festivalin e Filmit në Londër

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër ka vlerësuar me çmimin Regjia më e Mirë, filmin e Pluton Vasit. Ai konkurronte me “Ndërkombëtarët’, një komedi e zezë.

Filmi u nominua në tre kategori: atë të Skenarit më të mirë, Regjisë më të mirë dhe Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

[caption id="attachment_470519" align="aligncenter" width="419"] Foto gjatë ceremonisë, marrë nga Facebook[/caption]

Në rol kryesore luan Eni Shehu, kurse në role të tjera janë Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Ardian Cerga, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja e të tjerë.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije