Aktualitet

Rehabilitohet sheshi në rrugën “Petraq Leka” në Kombinat, instalohen kënde lojërash dhe stola

Rehabilitohet sheshi në rrugën “Petraq Leka” në

Katër vite më parë sheshi në rr. Petraq Leka në Kombinat ishte një hapësirë e degraduar. Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës e gjithë kjo zonë është kthyer në shërbim të banorëve të këtij komunitetit e veçanërisht të fëmijëve që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të rehabilituar këtë shesh i cili ofron mjedise argëtuese për fëmijët e njësisë nr. 6, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.

Investimet në zonën e Kombinatit tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash pranë banesave të tyre. /Tiranapost.al/