Aktualitet

REJA sonte veç për dashurinë/ E bukura e jetës në Tiranë

Një ndër pikat më tërheqëse në Tiranë, vepra e mirënjohur "REJA", feston 2 vjetorin.

Sonte "Një Simpozium për Dashurinë" konceptuar nga Meriam Korichi, me pjesëmarrjen e filozofëve Blerim Gjonpalaj, Lea Ypi, Artan Sadiku, Agron Hamza dhe Mathieu Terrier, mbështetur nga Bashkia Tiranë pranë ambienteve të "REJA-s", premtohet një shfaqje mbresëlënëse për të gjithë qytetarët.

Shfaqja pritet të zgjasë disa orë dhe do të mbahet me miksim të  gjuhëve, shqip, anglisht dhe frengjisht. /Tiranapost.al