Showbiz

Rëndohet skandali për Princin Andrew. Vajza që e akuzon për përdhunim flet me detaje

Rëndohet skandali për Princin Andrew. Vajza që e akuzon për

35-vjeçarja amerikane e akuzon Princin Andrew dhe shokun e tij Jeffrey Epstein se e kane detyruar të kryejë marrëdhënie në grup kur ajo ishte 17 vjeç.

“Kjo histori s`ka lidhje me seksin, kjo është histori trafikimi dhe abuzimi. Kjo tregon se si djemtë e mbretërisë sillen”, tha për BBC-në, Virginia, vajza që i akuzon.

Princi Andrew i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj edhe pse e ka një foto kapur prej beli me të.

“Unë shkoja tek miqtë e Epstein si të isha një pjatë me fruta. Tek Andrew kam shkuar tri herë në 2001-shin dhe në 2002-shin në një rezidencë në New York dhe në Karaibe. Nuk zgjati shumë në takimet me princin. Ai u ngrit dhe më tha faleminderit. Unë u ula në shtrat dhe e shihja e tmerruar”, tregon Virginia.

*Ky post u përshtat nga Fox News dhe është realizuar nga Fabjola Hije.