Aktualitet

E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit

E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman

Një nga të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Redjan Rraja, i cili ka përfunduar në prangat e policisë. 34-vjeçari është kushëriri i deputetit Rrahman Rraja. I riu me profesion stomatolog është identifikuar nga gjurmët e ADN-së, ndërsa mësohet se është ndaluar në Shkodër, teksa po tentonte të largohej drejt Malit të Zi.

Emri i Redjan Rrajës, i cili mësohet se jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë, është përmendur në dy raste: Në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, si dhe ishte i pranishëm në tavolinë me viktimën Elton Çiçon, që u vra në 1 majë 2016 në një lokal në ish-Bllok. Për këtë të fundit ai u akuzua se fshehu celularin dhe armën që mbante viktima.

Ai është arrestuar mbrëmjes e të hënës, pas aksionit të nisur nga Renea, FNSH dhe Policia e Durrësit për arrestimin e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ato raportohet se kanë kryer kontrolle në 20 banesa në 5 qytete: Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa për ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit janë shoqëruar 14 persona, të cilët pas marrjen në pyetje janë lënë të lirë.

Atentati ndodhi rreth orës 16:00 të së premtes, ku në makinë ndodhej prokurori Ndoja bashkë me Landi Muharremin, i njohur si “i forti” i Sukthi dhe me Andi Malokun, ish-polic që shërbente si shofer.

Makina ku po udhëtonte prokurori me dy shoqëruesit u sulmua me armë nga një automjet tjetër, ku dyshohet se ndodheshin tre persona, në urën e Shkozetit. Më pas automjeti devijoi nga rruga, ndërsa të tre të plagosurit arritën të shpëtonin./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/shoqerohet-i-dyshuari-kryesor-i-atentatit-te-prokurorit-ndoja/

Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Momenti kur prokurori Ndoja dhe 2 të plagosurit u nxorën nga makina nga dëshmitarët

Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent

Kush është “i forti” i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez