Aktualitet

Revista franceze: Përse u duhet dhënë një shans verërave shqiptare

Revista franceze: Përse u duhet dhënë një shans

Kushtet klimatike i japin një vendi të vogël si Shqipëria mundësinë për të kultivuar disa varietete rrushi, madje edhe ato më të vjetrat. Revista franceze “Paris Match” ka bërë një turne nëpër vreshtat shqiptare.

“Është e vërtetë që për shembull në Belgjikë është thuajse e rrallë të zbulosh qoftë edhe në një supermarket apo restorant, verë shqiptare. Ajo është thuajse inekzistente, për dallim nga markat kroate, boshnjake apo edhe serbe. Kjo duhet të ndryshojë, për disa arsye”, shkruhet në shkrimin e “Paris Match”.

[caption id="" align="aligncenter" width="1471"] Foto nga Gent Shkullaku/AFP[/caption]

“Shqipëria është një nga prodhuesit më të vjetër në Europë

Mund të krenohet me gati 3 mijëvjeçarë të vreshtarisë. Gjurmët e para vijnë që nga Iliria në vitet 800 p.e.s, specifikisht nga Shkodra, qytet në veri të vendit. Një ndalim pati në periudhën e komunizmit kur u zhduk prona private, pastaj nga ulja e konsumimit të alkoolit për shkak të islamizmit, por më vonë shqiptarët iu rikthyen prodhimit të verës duke kërkuar teknikat nga gjyshërit e tyre, deri në atë pikë sa The Guardian e quan sot rilindje.

Varietete endemike të rrushit

Sheshi i bardhë, sheshi i zi janë me origjinë nga fshati Shesh. Pastaj ka Kallmet (të kuq), Vlosh (të kuq dhe rozë). Ka pastaj edhe një sasi më të vogël të Debin dhe Vranac.

Varietete tradicionale të rrushit janë Merlot, Cabernet, Pinot dhe Tokai. Vendi prodhon rreth 1 milionë shishe në vit për momentin. Pjesa më e madhe e konsumit lokal ende mbështetet nga importi masiv i verërave italiane.

Rezervatet, liqenet gjithë natyra e Shqipërisë është tërheqëse, por nëse planifikoni një udhëtim, shkoni edhe në disa nga kantinat”, shkruhet në lajmin e revistës së huaj dhe më pas përmenden disa nga kantinat më të njohura të Shqipërisë.

*Ky post u përshtat nga Paris Match dhe është realizuar nga Fabjola Hije.