Aktualitet

Rezervim online për fushat sportive tek Liqeni Artifical

Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë.

Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin.

Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

Në varësi të terreneve sportive, në portalin e APR është e pasqyruar edhe rregullorja e fushës.

rezervo fushat

Shërbimi online thjeshtëzon procedurën dhe konfirmon kompleksin e ri multisportiv si një alternativë argëtimi pa asnjë kosto.

Fushat sportive janë funksionale nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 të natës, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Fusha me bar është përcaktuar për futboll dhe rugby ndërsa dy të tjerat me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë kujtojmë se tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

Ne në tiranapost.al klikuam tek ky link: http://aprtirana.al/rezervo-fushat-ne-pmlat/

Ishte mjaft e thjeshtë për të bërë një rezervim, pasi futesh në këtë link shfaqen tre opsione, "Futboll/Rregbi", "Basket/ Hokej" dhe "Volej/ Kalçeto/ Hendboll". Pasi klikojmë njërin prej këtyre opsioneve, na shfaqen datat e lira./ Copyright Tiranapost.al

datat