Aktualitet

Riatdhesohen 36 shqiptarë që kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë: Zero shanse për të fituar statusin

Riatdhesohen 36 shqiptarë që kërkuan azil në Francë dhe

36 shqiptarë, të cilët kërkuan azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer në Shqipëri. Policia bën me dije se ata kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen. Operacioni u zhvillua dje, organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e Policisë Kufitare shqiptare.

Duke marrë parasysh raste të tjera të riatdhesimit të shqiptarëve, ministria e  Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë që  të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar është zero. Kjo pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Më poshtë keni njoftimin e plotë: 

Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Riatdhesohen  36 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë.

Operacioni i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.  Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit, nga këta: 31 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme. Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat  në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero./ Tiranapost.al.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2287090151553998/