Aktualitet

Rikthehet në Shqipëri me djemtë biznesmeni spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima, por për një tjetër arsye

Rikthehet në Shqipëri me djemtë biznesmeni spanjoll që u

Shqiptarët e njohën biznesmenin Eugenio Galdon dhe familjen e tij pas videos me pronarin e ish lokal Panorma në Porto Palermo me të cilin u përfshi në një konflikt të dhunshëm bashkë me familjen, për shkak të një porosie për peshkun, ku biznesmeni Mihal Kokëdhima iu vu pas duke hipur mbi kofanon e makinës me të cilën udhëtonte familja spanjolle në jugun e Shqipërisë.

Ai do të kthehet në Shqipëri, por jo për këtë çështje. Mësohet se ai do të vijë për të dhënë kontributin e tij pas tërmetit fatal të 26 nëntorit që shkaktoi 52 viktima. Biznesmeni Galdon premton se do të ndërtojë një shkollë të dëmtuar nga tërmeti. Ai thotë se kontributi i tij dhe i familjes do të vijë përmes Kryqit të Kuq, dhe në vizitën e tij në Shqipëri do marrë me vete edhe djemtë e tij.

Biznesmeni spanjoll ka thënë:

“Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra të ndryshme se si  ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtetë dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur”.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Turizmit, Blendi Klosi i cili është takuar në Madrid me biznesmenin.

Postimi i ministrit Blendi Klosi: 

Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/184809052916915/

http://www.tiranapost.al/nisi-me-porosine-e-peshqve-zbulohet-arsyeja-e-sherrit-mes-pronarit-te-panormes-dhe-familjes-spanjolle/

http://www.tiranapost.al/policia-jep-videon-e-sherrit-skandaloz-te-pronarit-shqiptar-ne-porto-palermo-me-turistet-spanjolle-mbi-kofano-5-km-grushton-xhamin/

http://www.tiranapost.al/turistet-spanjolle-u-konfliktuan-me-pronarin-e-lokalit-ne-himare-nje-njeri-i-vetem-nuk-perfaqeson-shqiperine/

http://www.tiranapost.al/flet-avokati-i-pronarit-qe-dhunoi-turistet-spanjolle-ai-nuk-kishte-faj-mund-ta-kishin-shtypur/

http://www.tiranapost.al/sherri-per-porosine-e-peshkut-me-turistet-spanjolle-denohet-biznesmeni-mihal-kokedhima/

http://www.tiranapost.al/skam-me-lokal-per-te-bere-konflikte-dhe-jam-me-zemer-por-gjyqtaret-hedhin-poshte-pretendimet-lene-ne-burg-mihal-kokedhimen/

http://www.tiranapost.al/foto-video-shembet-restoranti-i-mihal-kokedhimes-ne-porto-palermo/

http://www.tiranapost.al/asnje-fjale-ne-gjyq-avokati-i-pronarit-shqiptar-ne-porto-palermo-kishte-nje-kerkese/