Aktualitet

Rinisin kërkimet për gjetjen e të riut që ra te “Shpella e Pëllumbasit”

Polumbarët e RENEA-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 20 vjeçarit Xhorxho Seferi i cili ra ditën e  djeshme në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Sipas policisë Seferi mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit Erzen.

Kujtojmë se ditën e djeshme dy të rinjtë Faboi Dukagjini dhe Xhorxho Seferi ranë prej një lartësie në grykën e lumit Erzen, fal ndërhyrjes së policisë u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre, 21 vjeçarit Fabio Dukagjini./Tiranapost.al