Showbiz

Rita Ora do të këndojë në të njëjtën skenë me 17 këngëtarë shqiptarë

Rita Ora do të këndojë në të njëjtën

Fundi i qershorit vjen shumë shpejt dhe nuk e kemi fjalën për zgjedhjet në këtë lajm, por për një super festival 100% shqiptar që do të mbahet në Zvicër.

“AlbaFestival” mbahet për herë të parë në qytetin zviceran në datat 29 dhe 30 qershor, duke nisur nga ora 14:00 deri pas mesnate.

Në skenë do të ngjiten mbi 17 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, por vetëm tani zbulohet e ftuara speciale: Rita Ora.

Ajo do të jetë pjesë e festivalit 2-ditor dhe do të performojë ditën e dytë, 30 qershor. Vendi mësohet se është zgjedhur stadiumi “Hardturm”, ndërsa veç muzikës do të gjeni ushqim, pije dhe shisha.

Çmimet e biletave sipas faqes zyrtare të festivalit variojnë nga 89 euro vetëm për një ditë, në 155 dhe 177 euro, në varësi të vendndodhjes./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/dicka-100-per-qind-shqiptare-po-ndodh-ne-zvicer-doni-detaje/