Aktualitet

Rita Ora ia paska kaluar Bleonës. I ngriu vezët para saj

Bleona s`qenka shqiptarja e parë që ngrin vezët. Rita Ora i paska ngrirë para saj, për të pritur burrin e duhur. E ka zbuluar sekretin në intervistën për “Sunrise”. Ajo tregoi se ka menduar herët për fëmijët, duke i ngrirë vezët deri sa të vijë koha e duhur. Pak herët e ka bërë këtë gjë, pasi ende nuk ka mbushur 27 vjeç. Mbase s`do ta kishte thënë asnjëherë, se kjo është diçka krejt private, por pasi Bleona e bëri një pjesë të procesit në mes të Instagramit, përse të mos e zbulonte dhe Rita?

[caption id="attachment_144166" align="aligncenter" width="524"] (Bleona Qereti, foto nga Instagrami)[/caption]

Të gjithë ata që shkruajtën se Bleona ishte e para që e bëri duhet të shtojnë fjalët “që e bëri në publik”, se Rita i paska siguruar me kohë vezët e saj.

Përshtatur nga: Daily Mail

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]