Aktualitet

Rivlerësimi i pronave, ja si mund të bëhesh ekspert i licensuar pasurie

Rivlerësimi i pronave, ja si mund të bëhesh ekspert i licensuar

Prej datës 14 janar ka hyrë në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili ul detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas ligjit, të publikuar në Fletoren Zyrtare pas dekretimit nga Presidenti, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar. Sipas të dhënave, janë mbi 50 mijë objekte të cilat do të kërkojnë vlerësimin e një eksperti.

Por si mund të bëhesh ekspert i licensuar pasurie? Prej disa vitesh, Universiteti Metropolitan Tirana ofron Kursin e Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme, i cili zhvillohet përgjatë 20 javëve dhe drejtohet nga britaniku David Allen. Allen është një figurë e mirënjohur në rang ndërkombëtar në këtë fushë, si dhe anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”. Çdo vit, David Allen sjell për kursantët risitë më të fundit të Real Estate si Drejtor Didaktik i këtij programi.

Për vitin 2020, kursi fillon në datën 6 shkurt dhe është mundësia perfekte për të gjithë të diplomuarit të inxhinieri, arkitekturë dhe ekonomi që të bëhen ekspertë të vlerësimit dhe investimit në pasuritë e paluajtshme.

Gjatë këtij kursi, i cili njihet nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pjesëmarrësit do të aftësohen me dije teorike dhe praktike në planet e investimeve, riklasifikimin e gjendjes së të ardhurave, mekanizmat e portofoleve të vlerësimit, pasqyrat e tregjeve të pronës, ekulibrat dhe disekuilibrat e tregut, kostot e amortizimit të objekteve si edhe legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lektorët në këtë kurs janë figura të njohura të botës akademike dhe të fushës së pasurive të paluajtshme, ndër të cilët vetë Drejtori Didaktik David Allen, Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UMT Dr. Nikolla Nika, ish-kryetarja e Shoqatës së Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme zj. Mirela Behluli, Zëvendësdekania e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës zj. Fatlinda Struga, Drejtori i Vlerësimit dhe Modelimit Financiar në Deloitte z. Anton Lezhja, pedagogia e inxhinierisë së ndërtimit zj. Diana Bardhi apo ish-drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ndërtimit Dr. Artur Roshi.

Në përfundim të këtij kursi, të gjithë pjesëmarrësit pajisen me certifikatë dhe pa asnjë kosto shtesë marrin licensën, me anë të së cilës mund të punojnë si ekspertë të pavarur, në agjencitë imobiliare, në bankat e nivelit të dytë, në shoqëritë e sigurimit, në zyrat e urbanistikës etj.

Kontaktoni me Universitetin Metropolitan Tirana përmes rrjeteve sociale, adresës së email [email protected] apo numrit të telefonit 0692591493 dhe bëhuni një ndër pjesëmarrësit e KVIPP në për vitin 2020./Tiranapost.al