Showbiz

Rod Stewart: Si e vrava kancerin pas tre vitesh luftë

Rod Stewart: Si e vrava kancerin pas tre vitesh luftë

Për herë të parë, këngëtari Rod Stewart tregoi luftën e ashpër me kancerin e prostatës. Ishte viti 2016 kur pas një kontrolli rutinë mjekët dalluan prezencën e sëmundjes që mund t`i merrte jetën. Fati i tij i mirë ishte kapja në fazat fillestare.

“U diagnostikova me kancer në prostatë, askush nuk e di këtë. Tani jam mirë, ia hodha. E mira ishte që e kapa herët”, tha Rod në një intervistë të fundit.

Jeta nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të, pasi disa vite më parë luftoi edhe kancerin e tiroideve dhe iu nënshtrua një operacioni.

Pas dy betejave, tani është edhe më i fortë se më parë.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.