Art dhe Kulturë

Roli i ri i Tom Hanks do na shkojë mu në shpirt ne fëmijëve të rritur me Pinokun

Roli i ri i Tom Hanks do na shkojë mu në shpirt ne fëmijëve

Fituesi i çmimit ‘Oscar’ mund të jetë në përfundim të bisedimeve për të luajtur zdrukthëtarin e famshëm në filmin e ardhshëm të Disney.

Sipas ‘Variety’, Tom Hanks mund të jetë personazhi i duhur për rolin e Geppettos në filmin ‘Pinocchio’.

[caption id="attachment_307461" align="aligncenter" width="644"] Foto nga Google[/caption]

Vitin e ardhshëm Hank pritet të ketë një axhendë të ngjeshur me role në tre prodhime të ndryshme kinematografike.

[caption id="attachment_307463" align="aligncenter" width="259"] Foto nga Google[/caption]

Përveçse do të rikthehet me personazhin Woody në kapitullin e katërt të ‘Toy Story’, do të luajë në Greyhound, një film që ka në qendër Luftën e Dytë Botërore si dhe në një tjetër film ende pa titull, ku do të ketë rolin e Z. Rogers, pastorit amerikan të viteve ’60 që magjepsi televizionin amerikan.

[caption id="attachment_307464" align="aligncenter" width="680"] Foto nga Google [/caption]

Xhirimet e ‘Pinocchio’ do të nisin në verën e vitit të ardhshëm. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë detaj më shumë nga filmi.