Aktualitet

Romantikët që nuk i bënë vetëm partnereve të tyre dhuratë këtë Shën Valentin

Romantikët që nuk i bënë vetëm partnereve të tyre

Alban Skënderaj dhe Vedat Ademi janë këngëtarët romantikë që i qajnë baladat. Por edhe Capital T që është reper dhe Gent Bushpepa që është rocker, këtë Shën Valentin iu bënë fansave dhuratë nga një këngë.

Albani e publikoi sot herët në mëngjes dhe titullohet “Çdo ditë një Shën Valentin”.

 

Vedati e publikoi dy ditë më parë këngën “Je ajo” dhe është një rikthim i ëmbël që prej largimit në Amerikë.

 

Kurse Eugenti e titulloi “Stay with me tonight” dhe zgjodhi për modele një nga më të bukurat shqiptare, Adrola Dushin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Sa për këngën e Capital T xhiruan në Paris, dihet vetëm titulli “Je t`aime”, por duhen edhe pak orë që të jetë publik.

A ka dhurata më romantike se një këngë?

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije