SPORT

Ronaldo: Jam lojtari më i mirë në histori të futbollit

Jo shumë kohë më parë Ronaldo tregoi arrogancën e tij, duke e cilësuar veten si futbollistin më të mirë në 20 vitet e fundit. Ronaldo ka folur për revistën franceze “France Football”, e cila të enjten mbrëma ia ndau Topin e pestë të Artë në karrierë, duke e barazuar me argjentinasin Lionel Messin.

“Është një moment shumë i bukur. Për pjesën tjetër flas në kohën e duhur”, ka theksuar portugezi.

Portugezi, i cili është në ballinën e “France Football” këtë javë, pasi e fitoi Topin e Artë, thotë: “Jam lojtari më i mirë në histori të futbollit”.

Për pranimin e trofeut për më të mirin në Kullën Eiffel, ai ka thënë: “Është përvojë e jashtëzakonshme, është paksa ftohtë por përvojë e mrekullueshme”. /XH.K