Showbiz

Rrëfimi i një burri që pa për herë të parë kushërirën e tij duke dhënë gji

Rrëfimi i një burri që pa për herë të parë

Tema e ushqyerjes së fëmijës me gji në publik nxit jo pak herë debate. Një pjesë e shikon si një akt të mrekullueshëm, të tjerë si diçka jo etike.

Më poshtë është rrëfimi i një burri që pa për herë të parë një grua duke dhënë gji.

"E kujtoj mirë atë moment. Ishte kushërira ime që sapo kishte lindur një djalë. Isha rritur me këtë kushërirë, kishim kaluar gjithë fëmijërinë bashkë duke luajtur. Gjithçka u shkatërrua kur nxori gjoksin dhe nisi të ushqente para meje djalin. Mbaj mend që isha duke folur dhe kur ndalova në moment, shtanga. Nuk dija si të veproja, të hiqja kokën dhe mos ta shikoja fare apo të vazhdoja sikur asgjë s`kishte ndodhur. Apo të largohesha fare nga dhoma? Po sikur ajo të ofendohej?

Askush nuk më kishte përgatitur për këtë moment. Askush s`më kishte shpjeguar që ato që deri në ato momente i kisha konsideruar si diçka seksi, befas ishin asgjë më shumë se sa dy biberona të butë me qumësht.

Përgjigjen se ç`duhej të bëja ma dha vetë kushërira ime që i nguli sytë në tavan sikur diçka shumë të rëndësishme të kishte parë aty.

Kështu bëra, ngrita sytë në tavan sa të mësohesha me idenë dhe të hiqja sikletin.

Ndaj sot them që gratë duhen lënë të lira të veprojnë ashtu si duan. Nëse ndonjëra e ka siklet dhe dëshiron të largohet nga dhoma, le ta bëjë, le ta ushqejë në privatësi. Nëse tjetra ndihet e lirë dhe e ushqen në publik, le të bëjë pa e vrarë mendjen për ata si puna ime që i kanë dhënë gjoksit vetëm kuptim seksual. Ata le të ngrejnë sytë në tavan derisa të mësohen me idenë se gjinjtë janë edhe për të ushqyer".

*Ky post u përshtat nga robadadonne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.