Bukuria

Rreziku nga produktet kozmetike në Shqipëri; Mjekët ngrenë alarmin

Rreziku nga produktet kozmetike në Shqipëri; Mjekët ngrenë

"Duaje veten ashtu siç je sepse bukuria nuk blihet me para" është shprehja që na vjen ndërmend kur nisëm të shkruajmë këtë lajm të tmerrshëm për një grua shqiptare e cila kishte vetëm një kërkesë: të eliminonte disa rrudha të vogla në fytyrën e saj.

Associated Press solli historinë e 31-vjeçares Emira Sela e cila pa dashur të përmendte emra tregoi tmerrin e saj më të madh që i ka sjellë në mendje disa herë ti jepte fund jetës. Lexoni më poshtë historinë sepse në të vërtëtë jo vetëm Emira vuan nga ky gabim i doktorëve të pakualifikuar që kanë hapur klinika bukurie me produkte që kushtojnë sa një pale këpucë tek Zara. Por flasim edhe për produktet që blejmë nëpër dyqane estetike, janë aq të dëmshme sa edhe euopianët nuk i përdorin më prej vitesh.

Ermira Sela mbulon fytyrën me duart e saj që i dridhen. Gjithçka nisi kur ajo po fliste me parukieren e saj, i shprehu dëshirën për të eliminiuar disa rrudha që kishin filluar të shfaqen në fytyrë.

Parukierja nuk hezitoi për ti sugjeruar disa emra sallonesh bukurie që sipas saj ishin më të njohurit. Ajo i tha se me 60 euro çdo rrudhë do zhdukej, Emira nuk hezitoi të pyeste dhe të merrte informacion sepse mikesha e saj i tregoi plot raste të sukseshme të ndërhyrjes së shpejtë.

lajmi

Por një dozë e vetme e produktit e injektuar i shkatërroi jetën, gjysma e fytyrës filloi të paralizohej dhe dhimbjet po shtoheshin dita ditës që kur bëri ndërhyrjen në muajin Gusht.

?Jam aq e shpërfytyruar sa humba dhe punën në bankë. Dua të vras veten?, ishin fjalët therëse të bjondes me sy të gjelbërt.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar doktori i plastikës Panajot Pana që ka një klinikë private në Tiranë.

Ai tha se problemi janë produktet që doktorët e pakualifikuar i marrin në Kinë ose në Turqi dhe jo vetëm produkte që përdorin doktorët por edhe produktet kozmetike që ofrohen në tregjet shqiptare.

Dermatologja Eriona Shehu që punon në Spitalin Universitar  tha gjithashtu se produktet likuide si silikoni apo akrilamidi ofrohen më çmime shumë të vogla në këto vende për shkak të cilësisë së dobët.

Sipas saj, këto ndërhyrje  janë përhapur në industrinë kirurgjikale.

Ndërkohë, doktorët thonë se vajza mes moshë 16 dhe 18 po kërkojnë gjithnjë e më shumë për këto ndërhyrje estetike. "Duan të bëhen si Kim Kardashian".

Doktorët e kualifikuar shqiptarë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për të ashtuquajturit kolegë që nuk kanë as diplomë dhe eksperiencën e duhur për të bërë të tilla ndërhyrje dhe fatkeqësisht gjykata dhe qeveria nuk bën asgjë për to.

Një zëdhënëse e gjykatës, Alba Nikolla thotë se momentalisht është e pamundur për të filluar një investigim bazuar vetëm në ankesat e klinetëve.

Emira tashmë ka lënë një takim në një spital Italian  me shpresën se do i kthehet fytyra që kishte.

Në Europë këto produkte si silikoni kanë vite që janë zhdukur nga tregu, për shkak të efekteve që shkakton në fytyrë apo trupin e njeriut.

Ndërkohë Monitor thotë se këto kërkesa për ndërhyrje janë rritur me 50% më shumë që nga vitit 2015.