Aktualitet

Rrëzohet dekreti i Metës për Antishpifjen: Maxhoranca e vendosur për ligjin e mediave elektronike

Rrëzohet dekreti i Metës për Antishpifjen: Maxhoranca e vendosur

Pas diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për ligjin Antishpifje,  Komisioni vendosi të rrëzojë dekretin e Metës, i cili ktheu paketën me dy ligje për rishqyrtim. I pranishëm në Komision ishte edhe këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishi, i cili foli për shkeljet e lirisë së medias dhe të drejtave me këtë ligj, duke shtuar se maxhoranca duhet të dëgjojë ndërkombëtarët, pasi ky ligj sipas tij ( në emër të presidentit) cënon integrimin europian të vendit.

Debatet mes përfaqësuesve i lexoni duke klikuar në këtë link.

Kujtojmë se presidenti Meta ktheu ligjin me 12 janar, ku arsyetonte se ligji shkel parimet themelore kushtetuese, në kundërshtim me jurisprudencën e Kushtetueses, si dhe në kundërshtim me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Meta shprehej gjithashtu me kritika për fuqinë sipas tij që i jepet AMA-s, dhe se gjobat për portalet mund të jepen sipas ligjit të ri pa vendim gjykate. Nuk kanë munguar akuzat e presidentit se qeveria me këtë ligj po tenton të ‘kapë’ mediat, duke vendosur kontroll politik.

Por PS është e vendosur, duke rrëzuar sot derektin e presidentit./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/debate-ne-komision-per-kthimin-e-antishpifjes-keshilltari-i-metes-degjoni-nderkombetaret-ligji-bllokon-integrimin/