Aktualitet

Rudina Xhunga: Kam 20 vite që shkruaj për turizmin, por kjo nuk më kishte shkuar në mendje

Rudina Xhunga: Kam 20 vite që shkruaj për turizmin, por kjo nuk

Samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që mblodhi sot në Tiranë ministrat e Turizmit të rajonit, do të modelohet nga gazetarja Rudina Xhunga. Në momentin që mori fjalën për të prezantuar më pas folësin e radhës, gazetarja ndau disa detaje nga eksperienca dhe pikëpamja e saj. Ndërsa u shpreh se për 20 vite i është përkushtuar turizmit shqiptar, Xhunga tha se nuk i kishte shkuar në mendje që të shihte një leksion të tillë unik solidariteti, të hoteleve që hapën dyert për qindra persona, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pjesë nga fjala e Rudina Xhungës:

Nuk kam kënaqësinë që të prezantoj, por jam e lumtur. Kam 20 vite që shkruaj për turizmin dhe për disa prej jush në fillimet e mia u kam kërkuar që t’u bëja intervistë dhe më thoshin ‘pse mua’. Për pyetjet për ujin dhe për dritat.

Pas 20 vitesh unë vij të ndërtojë një marrëdhënie të tillë me njerëz, që nuk më shkonte më mendja të ishim të barabartë. Jam e lumtur. Ju na u gjendët kur kishim nevojë, ju ishit shpëtimi ynë, ishit Europa jonë. Duam të ndajmë një moment unik që shqiptarët bëjnë atë që nuk ua pret mendja.

Ndërsa shihja një hotel të shkatërruar në Durrës, një tjetër ngjitur pranë tij priti 5000 persona. Kjo është e rrallë e pandodhur, kishte diçka përtej solidaritetit ishte një leksion shqiptar. Nga ata që janë unik dhe të çuditshëm.

Më prezantoi ministri Klosi si gazetare të shquar, e dua vendin tim dhe mendoj që do ta ndryshoj vendin time, çdo gjë jo politikisht korrekte ka të bëjë me mua dhe jo me skenarin e Ministrisë. Kam kënaqësisë që pas 20 vitesh që prezantoj jemi në gjendje të kemi një turizëm të përgjegjshëm, të aksesueshëm./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/samiti-i-turizmit-ne-tirane-rama-shqiperia-i-dha-nje-leksion-rajonit/