SPORT

Rugani i hapur të kalojë te Roma

Rugani i hapur të kalojë te Roma

Daniele Rugani është i hapur që të largohet në këtë afat kalimtar nga Juventusi.

Mbrojtësi italian thuhet se nuk është në planet e Maurizio Sarriti për sezonin e ri, andaj e kërkon një aventurë të re.

Sipas Forza Italian Football, mbrojtësi 25-vjeçar është i interesuar që të transferohet te rivali i Zonjës së Vjetër, Roma.

Rugani ishte afër kalimit në Ligën Premier, ku kërkohej nga Arsenali dhe Manchester Unitedi, mirëpo marrëveshja dështoi në orët e fundit.

Mbrojtësi italian i ka kërkuar agjentit të tij që të fillojë bisedimet me Giallorossët për një transferim në Olimpico.

Roma do të ishte e hapur që ta transferonte Ruganin, që shihet si zëvendësues i Kostas Manolas që kaloi te Napoli në këtë verë, si opsion huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit. /XH.K