Showbiz

Foto të reja për ditëlindjen e Princit Louis

Foto të reja për ditëlindjen e Princit Louis

Ndërsa po presim me qetësi ardhjen në jetë të një bebeje tjetër mbretërore, Princi Louis ka marrë të gjithë vëmendjen sot.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit postuan tre foto të ëmbla të vogëlushit që feston ditëlindjen e tij të parë sot, më 23 prill.

Fotot mësohet se janë realizuar herët këtë muaj nga vetë nëna e tij Kate Middleton dhe vogëlushi shfaqet duke pozuar në mes të natyrës.

Louis duket shumë i lumtur dhe kaq engjëllor, ndërsa është i ulur në kopshtin e shtëpisë në Norfolk./ Tiranapost.al