Seksi

A është e rrezikshme të bësh seks në kohërat e koronavirusit?

A është e rrezikshme të bësh seks në kohërat e

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi Covid-19, e dyta e shpallur në këtë shekull pas A/H1N1 në 2009-ën.

Në këto kushte kur këshillohet të kufizohen prekjet, puthjet dhe të mbahet distanca sociale prej 1 metër, një metër e gjysmë, a duhet të bësh seks?

Në fakt deri tani nuk ka asnjë provë që vërteton se virusi gjendet në sekrecionet vaginale apo në spermë. Megjithatë, për sa kohë ai qëndron në rroba, në lëkurë, në flokë, në duar dhe në pështymë, atëherë rreziku i infektimit ekziston.

Kështu që mjekët dhe seksologët italianë sugjerojnë që të shmanget kryerja e marrëdhënieve seksuale.

*Artikulli i Roba da Donne u përshtat nga Fabjola Hije