Seksi

Pse ai nuk po më merr në telefon?

Pse ai nuk po më merr në telefon?

Pyetja që ndoshta i keni bërë vetes dhe shoqeve me dhjetëra herë, merr një përgjigje nga ekspertja e “Elle”, E. Jean.

Jam një vajzë 28-vjeçare që punoj në televizion dhe takova një djalë në një lokal dy javë më parë. Patëm një kimi fantastike. Pasi kërcyem gjysmën e mbrëmjes, shkuam në shtëpinë time. Çdo gjë dukej kaq mirë derisa ai hoqi bluzën. Vura dorën në kurrizin e tij dhe ishte i mbushur me nishane të mëdhenj. Aty më iku dëshira, as nuk mund ta prekja dhe as ta shikoja. I thash që po nxitoheshim dhe i kërkova që ta vishte bluzën. Ai qëndroi dhe ne kryem marrëdhënie. Më duhet ta pranoj që nuk më bëri përshtypje mënyra si puthte. Në mëngjes, thjesht dëshiroja që të ikte nga krevati. Okej, nuk dinte të puthte dhe nishanet më hoqën dëshirën, por pyetja ime është: kanë kaluar 13 ditë, pse nuk më ka telefonuar? Cfarë nuk shkoi? Mendoja se i kisha pëlqyer.

E. Jean: Do ta humbas besimin te vajzat nëse sinqerisht më pyesni pse nuk është bërë i gjallë një djalë që mezi mund ta prekje, ta shikoje dhe ta puthje. Si këshillë në të ardhmen, nëse do që një mashkull të të telefonojë, thuaji: “Mos më telefono”. Meshkujt (dhe femrat) janë më të interesuar nga një sfidë, sesa nga një ftesë./ Burimi Elle