Seksi

Seks në kohërat e koronavirusit. 6 mënyra si ta kryesh nga larg

Seks në kohërat e koronavirusit. 6 mënyra si ta kryesh nga larg

E pamundur të jesh afër. Edhe nëse e ke partnerin në shtëpi, në vetëkarantinim bashkë me ty, duhet të jesh të paktën 1 metër, 1 metër e gjysmë larg. Pa puthje, pa përqafime, pa përkëdhelje nëpër trup, pa kontakt fizik. Po si ta realizosh në distancë? Pa problem, ka seks virtual dhe lojëra seksuale si masturbimi.

Jo, nuk është e njëjta gjë si seksi i vërtetë, sepse, siç shpjegon psikanalistja Adelia Lucattini, mungojnë elementët thelbësorë: aspekti shqisor që vjen nga prekja dhe aroma si dhe aspekti i ritmit të partnerit, që fitohet përmes frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës.

Po gjithsesi është zgjidhje për të mbajtur gjallë zjarrin derisa të vijë takimi i vërtetë.

Lodra seksi

Në shitje ka vibratorë që funksionojnë edhe në distancë më shumë se tre metra, për gra dhe burra dhe që përdoren njëkohësisht nga çifti në distancë. Vetëm kujdes të zgjedhësh atë që është për rastin tënd në varësi sa larg e ke partnerin.

Masturbimi

Sipas TheWam, shitjet e lodrave të seksit janë rritur me 71% që nga nisja e karantinës.

Sexting

Komunikimet seksuale përmes mesazheve në telefon dhe videove live ose dërgimit të fotove intime është një tjetër mënyrë për të arritur kënaqësinë në kushte karantinimi.

Pornografia

Për të kaluar kohën, për të harruar problemet, mërzinë, por edhe për të mbajtur gjallë dëshirat seksuale dhe lidhjen në kushte karantinimi. Për shembull Pornhub u la akses falas italianëve që po kalojnë ditë të vështira.

Tinder

Edhe Tinderi është një mundësi takimi virtual për ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Seks i vërtetë për ata që janë në vetëkarantinim total

Nëse partnerët janë në karantinim total, pa dalë nga shtëpia për mbi 14 ditë (që është faza e inkubacionit) atëherë nuk ka rrezik dhe mund të kenë kontakt real.

*Burimi Roba da Donne