Aktualitet

Sekuestrohen 23 kg kanabis në Kukës; 4 të arrestuar

Sekuestrohen 23 kg kanabis në Kukës; 4 të arrestuar

Në kuadër të operacionit “Prita“, policia e Kukësit ka sekuestruar 23 kg kanabis dhe ka vënë në pranga 4 persona. Në përfundim të opëracionit policia sekuestroi 23 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.

Të arrestuarit janë: Arbresh Kalia, 31 vjeç, banues në fshatin Gurë (Dibër); Rexhep Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull (Durrës); Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç (Dibër) dhe K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç (Dibër).