Aktualitet

Sekuestrohet rreth gjysmë ton kanabis

Sekuestrohet rreth gjysmë ton kanabis

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar nga policia në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni i kodua “Kordinimi” ka përfunduar me 425 kilogram kanabis të sekuestruara, 6 persona në pranga dhe një i shtatë në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe 12 armë zjarri dhe municione. Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon ku ndodheshin shtetasit Bledar Çoraj dhe Egli Selaci, në të cilin u gjetën rreth 170 kg kanabis. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të tjerë të arrestuar.

Të arrestuar:

Bledar Coraj, 36 vjeç

Egli Selaci, 28 vjeç

Shkëlqim Miri, 47 vjeç

Durim Demiri, 24 vjeç

Hysni Demiri, 59 vjeç

Amarildo Mulleti, 30 vjeç