Aktualitet

SHBA nuk humbet kohë: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë

SHBA nuk humbet kohë: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit citohet të ketë thënë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi ka uruar popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare. Emri i tij nuk bëhet me dije nga VOA, por sipas tij pritshmëritë e Amerikës janë të qarta, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve

"Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve". Linku origjinal nga VOA këtu./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/albin-kurti-do-ta-nise-dialogun-me-serbet-e-kosoves-me-serbine-do-kryesoj-vete-ekipin-negociator/