Shëndeti

1 minutë inat, 6 orë dëm në sistemin imunitar

1 minutë inat, 6 orë dëm në sistemin imunitar

Vetëm një minutë inat shkakton 6 orë dëm në sistemin tonë imunitar. Këtë thotë studimi më i ri rreth imunitetit.

Nëse po mendon që është më mirë ta mbash inatin përbrenda e të mos e shfaqësh, sërish nuk funksionon. Inati i shfaqur apo i mosshfaqur ka të njëjtin efekt. Trupit i duhen 6 orë për ta rimarrë veten pas 1 minuti zemërim që ke kaluar.

Po cila është zgjidhja?

Zgjidhja është eksplorimi i vetes. Nëse e di se çfarë të mërzit dhe çfarë të gëzon, atëherë do dish të shmangësh situatat që të zemërojnë.

Në momentet që nis të zemërohesh është e rëndësishme të kujtosh momentet e bukura, ato që të bëjnë të ndihesh mirë. Kështu do të bjerë inati shpejt. Imuniteti duhet të jetë i fortë sidomos tani që jemi në mes të një pandemie.

*Burimi Giorno dopo Giorno