Shëndeti

1 në 5 persona nuk e dinë që kanë hipertension, mjekja tregon rreziqet dhe apelon për kujdes

1 në 5 persona nuk e dinë që kanë hipertension, mjekja

1 në pesë persona të prekur nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni dhe mësojnë për këtë sëmundje vetëm kur shëndeti i tyre përkeqësohet. Ketë thotë mjekja kardiologe Jorida Djamandi e cila thotë se rreth 40% e moshës mbi 25 vjeç në Shqipëri vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut: 

1 në 5 persona nuk e dinë që kanë hipertension, mjekja

“Ata që vuajnë nga hipertensioni shpeshherë nuk e kontrollojnë mirë atë dhe 70% e tyre nuk arrijnë të kenë vlerat normale. Ngjarja e parë e parë kardiovaskulare mund të jetë nga një krizë e hipertensionit”.

Për shkak se nuk kontrollohet nga të prekurit, sëmundja cilësohet si vrasësi i heshtur, pasi bëhet shkak për sëmundjet kardiovaskulare. 

Mjekja kardiologe apelon për kontroll periodik të tensionit dhe konsulta me specialistin: 

“Matja e tensionit duhet bërë ulur, i qetë. Duhen bërë dy ose tre matje, njëra pas tjetrës dhe të merret një mesatare e tyre. Çdo person mbi 25 vjeç duhet të bëjë një kontroll periodik. Në rast se shikon që vlerat janë mbi 140 dhe 90, kaq është pragu normal hipertensionit, duhet të bëj një kontroll”.

1 në 5 persona nuk e dinë që kanë hipertension, mjekja

Personat që vuajnë nga hipertensioni sipas mjekes duhet të kufizojnë përdorimin e kripës, yndyrna shtazore dhe të mbajnë një dietë të ekuilibruar ushqimore.

Intervista në ABC.