Shëndeti

1000 ditët që vendosin për gjithë jetën

1000 ditët që vendosin për gjithë jetën

Pediatrja Lira Gjika sjell në vëmendje një fakt interesant që vlen si kujtesë për nënat e reja me bebe të vogla, por edhe për ato që deri në moshën 2 vjeç i ushqenin fëmijët shëndetshëm, por me rritjen ushqyerja vështirësohet. Nuk ka problem. Do përmirësohet me kalimin e moshës. Fëmijët do t`u kthehen perimeve. Vetëm nuk duhet harruar që 1000 ditët e para janë shumë të rëndësishme. Dhe numërimi nis që nga barku.

1000 ditët që vendosin për gjithë jetën

1000 ditët që vendosin për gjithë jetën

“Profesor Robert Black, (DepartmentofInternationalHealth at the JohnsHopkinsBloomberg Schoolof Public Health), deklaron: - Ushqyerja e keqe, në 1000 ditët e para të jetës duke e filluar numërimin nga ngjizja e jetës në bark të nënës e deri në 2 vjeç, mund ta gjymtojnë fëmijën për gjithë jetën. Këto 1000 ditë, janë vendimtare për shëndetin e njeriut. Nëse në këtë periudhë të jetës njeriu ushqehet shëndetshëm dhe trajtohet me përgjegjësi, do të jetë në të ardhmen një njeri pa sëmundje invalidizuese si: diabeti, sëmundjet e kolesterolit, problemet me dhëmbët, bronshitet astmatike si dhe përqendrimi në mësim, në periudhën e shkollës”, shkruan Lira Gjika.