Shëndeti

2022 në shëndetësi: Rënia e numrit të spermatozoideve, leja menstruale dhe bananet që luftojnë kancerin

2022 në shëndetësi: Rënia e numrit të spermatozoideve,
Ky vit ka gjeneruar përsëri shumë tituj rreth COVID-19, si dhe shpërthime si lija e majmunit, hepatiti, RSV dhe Strep A.

Por ka shumë më tepër në lajmet shëndetësore. Ja 6 artikuj rreth shëndetit që ndoshta i keni humbur këtë vit.

1. Numri i spermatozoidëve po bie

Ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë për një krizë të fertilitetit.

Hulumtimet e reja tregojnë se numri i spermatozidëve në mbarë botën është përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit dhe rënia po fiton ritëm. Rënia, paralajmëruan autorët e studimit mund të bëhet një problem shumë i madh për t'u injoruar, me potencialin për të "kërcënuar mbijetesën e njerëzimit".

2. Mosha e prindërve është e lidhur me rrezikun e fëmijëve për të qenë bipolarë

Një studim i ri ka zbuluar se gratë që janë bërë nëna në moshën 35 vjeç e lart përballen me një rrezik më të lartë për të pasur një fëmijë me çrregullim bipolar. Për meshkujt mbi 45 vjeç, shanset janë 29 për qind më të larta se për meshkujt e moshës 25 deri në 29 vjeç.

3. Grupi juaj i gjakut mund të ndikojë në rrezikun e goditjes në tru

Nëse grupi juaj i gjakut është A, ju mund të jeni në rrezik më të lartë - me rreth 16 për qind - për të pasur një goditje në tru para moshës 60 vjeç sesa njerëzit me grupe të tjera gjaku, sipas një studimi.

Studiuesit zbuluan se personat me grupin e gjakut O, grupi më i zakonshëm, kanë më pak gjasa të kenë një goditje të hershme në tru.

Është ende e paqartë se pse grupi i gjakut A ka rrezik më të lartë, por studiuesit mendojnë se mund të ketë të bëjë me faktorët e koagulimit të gjakut. Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar lidhje midis grupit të gjakut dhe rrezikut të zhvillimit të gjendjeve të tjera si sëmundja koronare e zemrës.

4. Ky vend përdor më së shumti ilaçet kundër depresionit

Islanda ishte vendi i dytë më i lumtur në botë në vitin 2020 sipas Raportit Botëror të Lumturisë, por gjithashtu konsumon më shumë antidepresivë në Evropë.

Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregojnë se konsumi i antidepresantëve është rritur në të gjithë kontinentin gjatë dy dekadave të fundit. Në 14 nga 18 vende evropiane, ai u dyfishua.

Që nga viti 2010, rritja ka qenë më e larta në Estoni, Letoni dhe MB.

5. Spanja është vendi i parë në Evropë që prezantoi pushimin menstrual

Në dhjetor, Spanja u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi lejen menstruale me pagesë për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta të ciklit menstrual.

Ligji i ri kërkon që gratë të marrin një raport mjeku, me lejen që paguhet nga sistemi i sigurimeve shoqërore të vendit

6. Bananet jeshile janë të mira për ju

Nëse ju pëlqejnë bananet tuaja paksa jeshile, mund të merrni disa përfitime të papritura shëndetësore.

Një studim 20-vjeçar ka zbuluar se një niseshte në bananet e papjekura mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit me më shumë se 60 për qind.

Tiranapost.al