Shëndeti

4 të mira që çaji jeshil i bën lëkurës së fytyrës

4 të mira që çaji jeshil i bën lëkurës së

Çaji jeshil është përdorur për qëllime mjekësore për shekuj me radhë pasi ndihmon që nga përmirësimi i zhvillimeve cerebral deri tek ndihma për të hequr kilogramët e tepërt madje konsumimi i tij ka benefite edhe për lëkurën e fytyrës sonë.

1. Ju mbron nga rreziku i kancerit të lëkurës

Ky çaj ka polifenole që kanë veti antioksiduese dhe mund të luftojnë radikalet e lira në trup që kanë tendencë të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj dhe të shkaktojnë kancer nëse nivelet e tyre rriten me shpejtësi.

2. Ka veti kundër plakjes

Të gjithë duan të kenë një pamje sa më rinore. Kohën nuk mund ta kthejmë pas, por mund të pijmë çaj jeshil, i cili nxit rigjenerimin qelizor.

4 të mira që çaji jeshil i bën lëkurës së

Çaji jeshil përmban antioksidantin EGCG që mbron qelizat e lëkurës dhe vitaminë B-2 që përmirëson nivelet e kolagjenit dhe e mban lëkurën të tendosur dhe të lëmuar, duke dhënë një shkëlqim rinor.

3. Ka veti anti-inflamatore

Njerëzit e kanë përdorur çajin jeshil për të qetësuar prerjet dhe inflamacionet në lëkurë. Vetitë e tij anti-inflamatore ndihmojnë të largoni skuqjen ose acarimin nga fytyra juaj. Përdorimi i këtij çaji është i dobishëm për trajtimin e problemeve dermatologjike si psoriasis ose rosacea.

4. Është ilaç i shkëlqyer për aknet

Vetitë antimikrobike të këtij çaji mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme për trajtimin e akneve.

4 të mira që çaji jeshil i bën lëkurës së
Prandaj, mund të përdoret për të parandaluar përhapjen e akneve, si dhe për të trajtuar inflamacionin dhe për të kufizuar rritjen e baktereve për lëkurë më të shëndetshme.