Shëndeti

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t'i mungojnë asnjëherë tryezës.

Në fakt, ato janë nuancat e lidhura me frutat dhe perimet, përbërës shumë të rëndësishëm për një dietë të shëndetshme, atë mesdhetaren, e aftë për të parandaluar mbi 50% të "vrasësve të mëdhenj", kryesisht sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret.

“Është dieta më e shëndetshme, e cila na bën të konsumojmë të gjitha ushqimet që kemi në dispozicion, ndërkohë duhet të jemi të kujdesshëm se si i futim ato në regjimin tonë të përditshëm”, tha Giorgio Calabrese, president i Komitetit Kombëtar të Sigurisë Ushqimore në Itali.