Shëndeti

Adam Grant për The Economist: Mund të jemi shumë më mirë psikologjikisht me 6 orë punë, jo 8

Adam Grant për The Economist: Mund të jemi shumë më

A do të jetë më i njëjtë orari i punës 9 me 5 pas pandemisë? Adam Grant nuk mendon kështu. Në një artikull për The Economist, psikologu organizativ shpjegon se kriza e pandemisë së koronavirusit do ta ndryshojë përgjithmonë jetën tonë në punë, dhe fatmirësisht për më mirë!

Në këndvështrimin e psikologut, orët më të shkurtra të punës sjellin kreativitet dhe produktivitet, sidomos pas një krize pandemie dhe stresi të vazhdueshëm nga situata me virusin. Kjo do i bënte punonjësit të ndihen edhe më mirë psikologjikisht, me 6 orë punë dhe jo 8 apo më shumë.

‘Ne mund të jemi gjithnjë e më kreativë dhe produktivë me gjashtë orë të përqendruara në ditë', thotë psikologu i cili shton se kjo do të ishte edhe në përfitim të bizneseve që kanë të punësuar. Më shumë produktivitet dhe kreativitet sjellin më shumë fitime!

*The Economist/ Tiranapost.al.