Shëndeti

AKU thirrje: Mos i hani këto patatina! Prani e lëndëve të dëmshme

AKU thirrje: Mos i hani këto patatina! Prani e lëndëve të

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën thirrje për të mos konsumuar patatinat “Natural Organic Tortilla Chips”. Në analizat e kryera nga një laborator gjerman është vënë re prania e lëndëve të dëmshme.

AKU thirrje: Mos i hani këto patatina! Prani e lëndëve të

“NJOFTIM PËR KONSUMATORIN!

"Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, shkruan AKU në Facebook.