Shëndeti

Arsyeja pse nga koronavirusi po vdesin më shumë burra sesa gra

Arsyeja pse nga koronavirusi po vdesin më shumë burra sesa gra

Duhanpirja, alkooli, shëndeti i përgjithshëm i dobët: Studiuesit thonë se këta janë disa nga faktorët që mund të shpjegojnë pse po vdesin më shumë burra sesa gra nga koronavirusi.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% të njerëzve që testuan pozitivisht për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS). Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që të infektuara është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve u raportuan se ishin meshkuj.

Arsyeja pse nga koronavirusi po vdesin më shumë burra sesa gra

Dr.Deborah Birx, koordinatorja e për situatën e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha në një konferencë shtypi se: "Nga Italia ne po shohim një trend tjetër shqetësues. Që vdekshmëria tek meshkujt duket të jetë dyfish më e lartë sesa femrat, në çdo grupmoshë”.

Historikisht, koronaviruset si SARS dhe MERS kanë tendencë të prekin më shumë burrat, sipas Luis Ostrosky-Zeichner, specialist amerikan i sëmundjeve infektive.

Arsyeja pse nga koronavirusi po vdesin më shumë burra sesa gra

Gjatë epidemive të mëparshme, meshkujt u raportua të kishin një gjendje shëndetësore më të keq për shkak të SARS në Hong-Kong. Ata gjithashtu ishin më të rrezikuar që të vdisnin nga MERS, sipas një studimi të kryer në Arabinë Saudite dhe Korenë e Jugut.

Disa hulumtime sugjerojnë që gratë kanë një reagim më të fortë imunitar ndaj infeksioneve virale sesa burrat, sepse ata kalojnë një pjesë të jetës së tyre me një trup të huaj brenda – foshnjat- duke u dhënë kështu një avantazh mbijetese.

"Mund të ketë të bëjë me ndryshimet hormonale”, thotë Ostrosky-Zeichner.

Gjithashtu sipas të dhënave të mbledhura në të gjithë botën në 2015, tregohet se meshkujt janë konsumues të alkoolit dhe duhanit 5 herë më shumë sesa femrat. Studimet kanë bërë një lidhje mes jetës së pashëndetshme dhe prekjes së tyre nga viruset e ndryshme.

Arsyeja pse nga koronavirusi po vdesin më shumë burra sesa gra

Gjithashtu Covid-19 është raportuar se ka predispozita të prekë më shumë ata persona që vuajnë nga hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive, sipas OBSH-së. Këto sëmundje kanë tendencën që të jenë më të zakonshme mes burrave në gjashtë vendet e analizuara, ndoshta për shkak të jetës së pashëndetshme që bëjnë.

Studime të tjera kanë treguar që burrat italianë gjithashtu vuajnë më shumë nga hipertensioni sesa gratë në të njëjtën moshë, ndërsa burrat kinezë kanë tendencë të kenë tension më të lartë dhe diabet.

Të gjithë këta faktorë kontribuojnë në komplikime të mundshme nëse preken nga koronavirusi./ Burimi CNN