Shëndeti

Asnjë antibiotik nuk po funksiononte, kjo grua gjeti mënyrën për t`i shpëtuar jetën burrit të saj

Asnjë antibiotik nuk po funksiononte, kjo grua gjeti mënyrën

Epidemiologia e sëmundjeve infektive Steffanie Strathdee po mbante dorën e burrit të saj që po vdiste, duke e parë atë të humbiste një luftë rraskapitëse kundër një infeksioni vdekjeprurës superbakterial.

Pas muajsh ulje-ngritjesh, mjekët sapo i kishin komunikuar se burri i saj, Tom Patterson, ishte i tejmbushur me baktere dhe ishte e pamundur të jetonte.

“Bëra me burrin bisedën që askush nuk dëshiron ta bëjë me njeriun e tij të dashur, i thashë: 'Zemër, po na mbaron koha. Unë duhet të di nëse ti do të jetosh. Nuk e di as nëse mund të më dëgjosh, por nëse më dëgjon dhe dëshiron të jetosh, të lutem më shtrëngo dorën. Dhe unë prita, prita dhe pak, kur krejt paprituar ai më shtrëngoi dorë fort. Mendova, o Zot, çfarë duhet të bëj tani?”

Duke qenë epidemiologe, ajo arriti të gjente një trajtim të paqartë që ofronte një fije shprese -- duke luftuar superbakteret me phages, me viruset e krijuar nga natyra për të ngrënë bakteret.

Më pas ajo i bindi studiuesit e phages në mbarë vendin që të gjuanin nëpër ujërat e zeza, moçale, pellgje dhe zonave të tjera kryesore të shumimit të baktereve dhe kundërshtarëve të tyre viralë.

Më pas, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave duhej të jepte dritën jeshile që ky koktej të përdorej duke mos qenë vdekjeprurës.

Megjithatë, vetëm tre javë më vonë, Strathdee ia doli që mjekët t`ia injektonin përzierjen burrit në saj.

Ai shpëtoi dhe kjo arritje nuk vlen vetëm për të, por për këdo që mund të jetë rezistent ndaj antibiotikëve. “Vlerësohet se deri në vitin 2050, 10 milionë njerëz në vit – që është një person në çdo tre sekonda – do të vdesin nga një infeksion superbakter. Kemi ngecur prej 2 viti e gjysmë në këtë situatë. Viruset kanë qenë armiku ynë më i madh. Ama unë mund t`ju them se armiku i armikut tim, mund të hetë miku. Dhe në këtë rast, viruset mund të jetë ilaç”, tha ajo.