Shëndeti

Ata që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet të mbajnë maska!

Ata që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet të mbajnë

Ndërsa maskat janë një nga aksesorët që qytetarët duhet të mbajnë për sigurinë e tyre, një kategori prej tyre duhet t’i shmangi.

Njerëzit që vuajnë nga astma ose nga probleme të tjera të mushkërive nuk duhet të mbajnë maskë, pasi vështirësojnë frymëmarrjen.

Paralajmërimi bëhet nga ekspertët britanikë që thonë: “Për disa njerëz me astmë të mbajturit një maskë mund të mos jetë e lehtë. Mund të bëjë që të ndjenë vështirësi në frymëmarrje. Nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje, mos e mbani maskën”.

Në vendin tonë mbajtja e një maske është e detyrueshme vetëm në qendrat tregtare apo në dyqane./ Burimi The Sun