Shëndeti

Brataj: Delta s`është agresiv, por përhapet shpejt

Brataj: Delta s`është agresiv, por përhapet shpejt

Në Shqipëri nuk ka ende prezencë të variantit Delta të Covid-19. Megjithatë profesor Skënder Brataj tha se me ardhjen e turistëve për pushime do të hyjë edhe ky variant në vend. Edhe pse Delta përhapet më shpejt, nuk është agresiv.

“Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni “Delta” i COVID-19 dhe është varianti indian. Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin”, tha Brataj në Report Tv.