Shëndeti

Britania premton: Vaksina gati në shtator

Britania premton: Vaksina gati në shtator

Britania është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe me mbi 34 mijë jetë të humbura. Studiuesit kanë përveshur mëngët për të testuar gjashtë medikamente për trajtimin e virusin si dhe për krijimin e vaksinës.

Sekretari që mbulon çështjet e biznesit, Alok Sharma ka treguar se është akorduar një vlerë prej 130 milionë paundësh për të prodhuar vaksinën, që nëse është efikase do jetë gati në shtator.

Ai shtoi se paralelisht po testohen gjashtë medikamente trajtimi, por gjithsesi vaksina është zgjidhja më e mirë që bota t`i rikthehet ritmeve normale.

*Burimi Daily Mail